De Laurentiis nuk fshihet më

Futboll

De Laurentiis nuk fshihet më

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:12
De Laurentiis

Nga sezoni i mrekullueshëm vitin e kaluar ku shpallën kampionë të Italië në këtë aktualin, Napoli ka ndryshuar në 360 gradë dhe kjo për keq.

Skuadra është prej kohësh jashtë gare për titullin ndërsa në Europë të kaltrit nuk shkuan më shumë se faza e 1/8-tave në Champions League.

Tashmë, drejtuesit me në krye presidentin Aurelio De Laurentiis kanë nisur nga puna për ta rikthyer ekipin sërish kompetitiv, sidomos në Serie A. Objektivi i parë i presidentit është emërimi i Antonio Contes. Tekniku italian ka disa oferta dhe po merr kohë për të vendosur, megjithatë sipas mediave italiane, oferta e fundit e De Laurentiis mund ta bindë.

Napoli, i ofron Contes një kontratë trevjeçare me vlerë prej tetë milionë euro në sezon. Por, ajo që mund të bëjë diferencën është dora e lirë që i ofrohet ish-trajnerit të Juventus dhe Inter në merkato. Napoli pritet të shpenzojë deri në 200 milionë euro në merkaton e verës dhe të gjitha këto para, do të jenë në dispozicion të Contes për t’i shpenzuar tek lojtarët që dëshiron të ofrojë.

Gjithashtu, Conte do të ketë mundësinë të zgjedhë personalisht edhe stafin e tij për të nisur kështu një projekt serioz e mbi të gjitha afatgjatë me Napolin. Tashmë, topi është në gjysmëfushën e Contes që i mbetet të vlerësojë ofertën dhe të kthejë një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat