Gabriel preku topin me dorë pas rivënies fundore

Futboll

Gabriel preku topin me dorë pas rivënies fundore

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:54
Thomas Tuchel

Arsenal dhe Bayern Munih e mbyllën në barazim 2:2 ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Gjermani.

Bavarezët ndjehen të “vjedhur” pasi në minutën e 67, Gabriel ishte autor i një gafe që u fal nga arbitri Nyberg. Pas një rivënie fundore, portieri i Arsenal, Raya pason te mbrojtësi, por braziliani nuk ishte i vëmendshëm dhe e ndali topin me dorë për të rinisur edhe njëherë lojën.

Ky episod po bën shumë të diskutohet me trajnerin Thomas Tuchel që pas ndeshjes theksoi se arbitri bëri një gafë trashanike.

“Gjyqtari bëri një gabim trashanik, nuk akordoi penallti për një prekje të topit me dorë! E di që ishte një situatë në limite, por ata e vendosën topin në tokë, arbitri akordoi nisjen e lojës dhe mbrojtësi e ndaloi topin me dorë. Ajo që na zemëron është shpjegimi në fushë”, tha strategu gjerman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat