Kritika ndaj Salahut

Futboll

Kritika ndaj Salahut

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:06
Mohamed Salah

“Mohamed Salah nuk është një lojtar i klasit botëror”, sipas legjendës së Manchester United, Paul Ince, duke vënë në dukje një defekt kyç në lojën e tij.

Egjiptiani shënoi golin e tij të 23-të të sezonit në të gjitha kompeticionet për Liverpool-in të dielën e kaluar në barazimin 2-2 me Manchester United në Old Trafford dhe mbetet një nga lojtarët më efikas në Premier League, pavarësisht se ditëlindja e tij e 32-të po afrohet me shpejtësi.

Megjithatë, ish-mesfushori i United, Ince beson se ana teknike e lojës së tij mund të përmirësohet, gjë që e pengon atë të konsiderohet si lojtar i klasit botëror.

Duke folur për talksSPORT, Ince tha:

“Unë mendoj se rekordi i tij flet vetë. A është ai një lojtar i klasit botëror? Teknikisht, nuk do të thoja kështu.

“Mendoj se ndonjëherë kur ai kalon te këmba e tij të majtë, duke futu topa në zonën e rreptësisë, nuk janë shumë të mirë. Por për sa i përket shënimit të golave dhe krijimit të rasteve, mendoj se është i klasit të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat