Lojtari i Interit: Për herë të parë ndjeva pak presion

Futboll

Lojtari i Interit: Për herë të parë ndjeva pak presion

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:17
Hakan Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu u rikthye protago nist duke gjetur rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë.

Mesfushori turk ishte i saktë edhe një herë tjetër duke i hapur rrugën e përmbysjes kësaj sfide, që nisi si një malore me golin e pësuar. Turku thotë se ndjeu për herë të parë presion, por foli gjithashtu edhe për shanset që ka skuadra të dalë kampion në derbi kundër Milanit.

Si mund të jeni kaq i akullt në goditjet e penalltive?

"Për herë të parë ndjeva pak presion. Ishim duke e humbur ndeshjen dhe nëse do të gaboja, ndoshta nuk e fitonim dot. Isha shumë i përqendruar dhe doja patjetër që të shënoja.

Okoje është shumë i gjatë dhe vendosa të godas tokazi dhe fort sepse për portierët, topat e goditur në këtë mënyrë janë shumë të vështirë.

Flas shpesh edhe me portierin Zomer për këtë fakt.", tha Hakan Çalhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat