Enrique: Humbën ndaj një kundërshtari të shkëlqyer

Futboll

Enrique: Humbën ndaj një kundërshtari të shkëlqyer

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:58
Enrique

Paris Saint-Germain nuk ia doli në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, me kampionët e Francës që u mposhtën 2-3 në shtëpi nga Barcelona.

Pas ndeshjes, Luis Enrique theksoi se nuk është aspak i lumtur dhe gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit.

“Është e qartë se nuk mund të jesh i lumtur kur humbet. Unë mendoj se bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer.

Përmbysëm ndeshjen, por më pas gabuam, kjo më tensionoi.

Kualifikimi nuk është mbyllur, në Barcelonë do të shkojmë me shumë dëshirë dhe ambicie, do të jetë si një finale.

Kam besim te skuadra ime, kemi potencialin për të përmbysur këtë rezultat.

Duhet të përpiqemi gjithmonë të japim maksimumin në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Champions League.” – tha Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat