Shalke 04, 400.000 euro premio lojtarëve për të mos rënë nga kategoria

Futboll

Shalke 04, 400.000 euro premio lojtarëve për të mos rënë nga kategoria

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:28
Shalke

“Blutë mbretërorë” të Bundesligës së Dytë rrezikojnë të shkojnë në Dritte Liga dhe për rrjedhojë do të kthehen në një klub amator pasi do të kenë të pamundur të rregjistrohen për shkak të borxheve të akumuluara.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Gelsenkirshen kanë menduar që të motivojnë lojtarët duke u ofruar 400.000 mijë euro nëse do të grumbullojnë shtatë pikë në tri ndeshjet e radhës (Karlsruhe, Hanover 96 dhe 1. FC Nyrnberg).

Në katër javët e fundit klubi i Shalkes ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe është dukshëm në vështirësi pasi nga zona e rënies nga kategoria i ndajnë vetëm dy pikë.

Në 28 ndeshje klubi i Shalkes ka grumbulluar 32 pikë dhe ndodhet në vendin e 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat