Newcastle ka gati rinovimin me brazilianin

Futboll

Newcastle ka gati rinovimin me brazilianin

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:40
Newcastle

Një sezon me luhatje ky për Newcastle, me skuadrën që aktualisht pozicionohet si forcë e tetë në Premier League.

Nisur nga kjo, drejtuesit kanë nisur nga puna për edicionin e ri, teksa nuk bëhet fjalë vetëm për merkato, por edhe për rinovime.

Joelinton, që mungon prej janarit për shkak të një dëmtimi është pranë rinovimit, me palët që tani janë dakordsuar edhe për vitet dhe kushtet financiare.

Mesfushori brazilian konsiderohet nga klubi si një “shtyllë” e skuadrës së Howe, teksa mediet britanike kanë bërë me dije se flitet për një rinovim për shumë vite, gjë që do të bëhet me dije shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat