Yamal theu një tjetër rekord

Futboll

Yamal theu një tjetër rekord

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:52
Lamine Yamal

Barcelona e pati një gëzim të madh mbrëmë pasi e mposhti Paris Saint-Germainin në lojën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:2.

E kjo lojë ishte e veçantë për yllin e ri të gjigantit katalunas, Lamine Yamal.

Futbollisti i ri spanjoll në fakt e theu një tjetër rekord falë moshës së tij të re, sipas OptaJose”.

Me prezencën e tij në “Parkun e Princave” mbrëmë, Yamal u bë edhe zyrtarisht futbollisti më i ri në histori që luan në çerekfinale të Championsit, me vetëm 16 vjet e 272 ditë.

Me këtë rast, përfaqësuesi i ri spanjoll e theu rekordin e Rayan Cherki, i cili në vitin 2020 me Lyonin kishte luajtur kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale si 17 vjeç e 2 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat