Talenti i Bayern nuk ka dëshirë të rinovojë

Futboll

Talenti i Bayern nuk ka dëshirë të rinovojë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:04
Musiala

Ekipi i Manchester City po shqyrton mundësinë e një lëvizje për sulmuesin e Bayern Munich, Jamal Musiala, këtë verë. Lajmin e konfirmoi sot e ëprditshmja britanike “The Independent”, që shtoi se kampionët e Europës kanë nisur kontaktet e para.

Pretendohet se interesi i Manchester City është më i avancuar se një numër klubesh të mëdha europiane, që gjithashtu janë interesuar për 21-vjeçarin.

Gjithsesi, Musiala kërkon garanci për të ardhmen e tij, pas një sezoni zhgënjyes me fanellën e bavarezëve.

Kontrata e lojtarit gjerman me skuadrën e Bayern zgjat deri në vitin 2026, por lojtari, deri më tani, ka treguar pak prirje për të zgjatur më tej atë. Ndaj dhe prej kohësh përflitet se Musiala do të lerë ekipin për një aventurë të re.

Ekziston një besim në mesin e klubeve se ai mund të blihet këtë vit ose vitin e ardhshëm, me City më të interesuar.

Edhe Liverpool, Barcelona e PSG po ndjekin gjithashtu Musiala, i cili preferon më shumë Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat