Griezmann problem në kavilje

Futboll

Griezmann problem në kavilje

Më: 11 prill 2024 Në ora: 21:02
Griezmann

Sulmuesi francez Antoine Griezmann, i zgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund në Champions League, fituar 2-1 nga spanjollët, ka pësuar një dëmtim në kavilje. Ai luajti për 90 minuta, por problemi ka shqetësuar jo pak trajnerin dhe fansat.

Gjithsesi, Griezmann ka qetësuar të gjithë, duke thënë se e ka situatën nën kontroll: “Si është kavilja? Kam nevojë për trajtim dhe më pas duhet të pushoj. Ne kemi fizioterapistët më të mirë në botë, të cilët më ndihmojnë të shërohem dhe të jem gati për ndeshjen e radhës”.

Një lajm i mirë ky që do të thotë se francezi mund të jetë gati për sfidën në kampionat. Megjithatë, trajneri Simeone mund ta ruajë për ta patur në dispozicion për ndeshjen e kthimit në Dortmund. “Ne fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Griezmann.

“Unë do të jem gati deri të martën dhe tani duhet të shkojmë në Dortmund dhe të fitojmë përsëri. Besoj se mund t’ia dalim mbanë. Edhe unë do të kem rikuperuar deri atëherë, madje edhe më shpejt”, u shpreh Antoine Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat