Vdes papritur trajneri i njohur shqiptar 

Futboll

Vdes papritur trajneri i njohur shqiptar 

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:15
Dashmir Beari

Ka ndërruar jetë papritur trajneri i njohur shqiptar, Dashmir Beari. 

Ikja e tij në amshim ka pikëlluar thellë jo vetëm Tetovën me rrethinë dhe komunitetin e futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Dashmir Beari ka qenë selektori i Maqedonisë U17 të Maqedonisë  dhe profesor në shkollën fillore në Skënderbeu në Poroj.

"Para disa orësh ka ndërruar jetë trajneri Dashmir Beari nga fshati Poroj. 

Dashmir Beari ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja në fshatin tonë dhe në vend.

FC Xhepçishti i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, shokëve dhe gjithë futbolldashësve!
Allahu e shpërbleftë me xhennet!”,
shpreh ngushëllime FC Xhepçishti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat