Nubel zgjat kontratën me Bayernin

Futboll

Nubel zgjat kontratën me Bayernin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 11:56
Alexander Nubel

Alexander Nubel e ka zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2029

Megjithatë, Nubel do të qëndrojë në Stuttgart i huazuar edhe për dy sezone të tjera.

Ai iu bashkua Bayernit në vitin 2020, pas paraqitjeve të mira me Schalken, pasi kishte bërë 53 paraqitje për të parët. Ai shihej si pasardhësi afatgjatë i Manuel Neuer në Mynih.

“Jemi të kënaqur që mund të biem dakord për një zgjatje të kontratës me Alexander Nubel”, tha anëtari i bordit të Bayernit për sportin Max Eberl.

“Ai ka bërë përparim të shkëlqyeshëm në vitet e fundit dhe është ndër portierët më të mirë të Gjermanisë. Ai mund të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë në VfB Stuttgart. FC Bayern është pozicionuar në mënyrë të shkëlqyer tani dhe për të ardhmen në departamentin e portierëve me Manuel Neuer, Sven Ulreich, Daniel Peretz dhe Alexander Nubel”.

Vetë Nubel u shpreh i lumtur për zgjatjen e ujdisë me bavarezët.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim dhe besimin që Bayern ka treguar tek unë. Në të njëjtën kohë, ndihem shumë mirë në Stutgart. Dua të shijoj suksesin me VfB dhe të bëj hapat e mi të ardhshëm personalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat