Klopp: Nuk po e njihja skuadrën, vendimet nuk i ndryshoj!

Futboll

Klopp: Nuk po e njihja skuadrën, vendimet nuk i ndryshoj!

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:25
Klopp

Liverpool pësoi një humbje surprizuese në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, teksa në Anfield, të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u ndëshkuan me tre gola nga Atalanta. Pas sfidës, tekniku gjerman nuk mundi ta fshihte zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa theksoi se mesfusha humbi orientimin dhe u shpërbë.

“E nisëm mirë, por nuk patëm vazhdimësi. E humbën përqëndrimin kur Atalanta ende nuk e kishte shënuar golin e parë. Mesfusha u shpërbë dhe ishte pak e çuditshme sepse nuk po e njihja më skuadrën.

Rotacioni? Duhet ta bëj sepse nëse kërkojmë t’i shkojmë deri në fund këtij sezoni, atëherë lojtarët duhet të zëvendësohen. Unë do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje.

Jam i përgjegjësi numër një për këtë humbje, por e theksoj se nuk do të ndryshoja vendimin për të lënë disa prej lojtarëve titullarë në stol.

A mund të fitojmë 3-0 në Itali? As që e kam idenë”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat