Bastoni: Titulli në derbi?

Futboll

Bastoni: Titulli në derbi?

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:50
Alessandro Bastoni

Alessandro Bastoni, një nga liderët dhe fytyrat identitare të Interit, që është gati të arrijë yllin e tij të dytë, foli për “Gazzetta dello Sport”, Aty dha mendimin e tij për ndryshimin mes fitimit të titullit me Conten në stol dhe kampionatit të këtij edicioni, që do t’i shpërblejë sërish zikaltrit me titullin:

“Me Conten, titulli pritej që nga fillimi i sezonit. Jo këtë here.

Nuk mbaj mend që një person i brendshëm ta ketë vënë Interin para objektivit titull që në fillim.

fuAskush nuk mendonte se ne ishim favoritë.

Dhe le të jemi të qartë: as që e dinim cilët burra, përtej lojtarëve, do t’i bashkoheshin grupit ekzistues, pas largimeve të rëndësishme.

Për këtë arsye, titulli do të jetë një hakmarrje e bukur për ne që i integruam shpejt të rinjtë”.

Titulli i 20-të mund të arrijë brenda një jave, në derbin kundër Milanit, çka është një nxitje shtesë për tifozët: “Është bukur ta fitosh derbin, pa marrë parasysh gjithçka, se kjo ndeshje mund të vendosë titullin. Nëse ndodh, është një rastësi. E duam derbin për veten tonë, për tifozët, për gjithçka”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat