PSG pret shpëtimin në Champions

Futboll

PSG pret shpëtimin në Champions

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:25
Mbappe

Më 14 shkurt, në qendrën sportive të PSG (“Poissy”), Kylian Mbappe u takua me Nasser Al Khelaïfi për ta informuar atë se do të largohej në fund të sezonit. Dy ditë më vonë, pasi mposhti Real Sociedadin 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, skuadra pariziene konfirmoi jozyrtarisht largimin e tij, ndonëse për kushtet duhej rënë dakord në muajt e ardhshëm.

Ky njoftim, i pritur nga sheikët e Katarit (që zotërojnë PSG) për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të sulmuesit për t’u ulur dhe negociuar zgjatjen e kontratës së tij, ndryshoi plotësisht statusin e lojtarit. Luis Enrique filloi ta pushonte atë në ndeshjet e Ligue 1, duke e justifikuar vendimin e tij kështu: “Skuadra duhet të mësohet të luajë pa të”.

Nga shtatë ndeshjet e fundit të Ligue 1, kapiteni i kombëtares franceze ka luajtur 90 minuta në vetëm një, më 17 mars në Montpellier. Situatë që ia ka zbehur plotësisht performancën në kompeticionet e tjera, si në Champions League.

Mbappé ishte një nga më të kritikuarit për humbjen e PSG kundër Barcelonës, të mërkurën. Ai fajësohet se nuk e tërhoqi “vagonët”, se nuk ishte shumë pjesëmarrës dhe mezi lidhej me kolegët e tij. Në 6 ndeshjet e fundit që ylli francez ka luajtur, mezi ka shënuar një gol, në gjysmëfinalet e Kupës së Francës kundër Rennes. Shifra që padyshim tregojnë një rënie shqetësuese të performancës.

E gjithë zhurma e krijuar nga largimi i tij, së bashku me ‘tensionin’ e përfolur me Luis Enrique, e kanë rënduar Mbappe, të shkëputur nga ndeshjet dhe me një rol që nuk e imagjinonte në fillim të sezonit, pavarësisht se ishte përjashtuar nga përgatitjet parasezonale.

Luis Enrique po e trajton atë si një lojtar më shumë, jo si yll, pasi u konfirmua largimi i tij në qershor. Kundër Barcelonës, në fakt, PSG nuk e kërkoi vazhdimisht me pasime, dëshmi se skuadra, ndryshe nga vitet e mëparshme, apo edhe muajt e kaluar, nuk luan më për të.

Hera e fundit që Mbappé ishte kaq joprodhues para portës ndodhi në vitin 2021, kur, midis shtatorit dhe tetorit, siç thekson “L’Équipe”, ai shënoi, si tani, një gol në 6 ndeshje. Të martën, në “Montjuïc”, sulmuesi ka mundësinë e fundit për ta afruar PSG-në me Ligën e Kampionëve, një titull që i ka shpëtuar që kur nënshkroi në vitin 2017 dhe me të cilin mund t’i japë fund një cikli të paparë nga një lojtar tjetër, veshur me ngjyrat e gjithë kryeqytetit francez.

Lidershipi dhe statusi i yllit i tij janë në pikëpyetje, por PSG është e vetëdijshme se përmbysja e së martës së ardhshme, kundër Barcelonës, mund të vijë përmes këpucëve të tij, jo të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat