Gjilani gjunjëzon Prishtinën në Lipjan

Futboll

Gjilani gjunjëzon Prishtinën në Lipjan

Më: 13 prill 2024 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Gjilani ka importuar tre pikë domethënëse nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina përkundër orvatjeve ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Gjilani.

Për Gjilanin realizuan Shabani (57'), Ismajli (71') e Bilalli (90+3’) dhe për Prishtinën shënoi Nimani (61').

Prishtina zë vendin e pestë me 39 pikë e Gjilani renditet në të 7-tin me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat