AF Elbasani dhe Bylisi, sezonin e ardhshëm në Superiore

Futboll

AF Elbasani dhe Bylisi, sezonin e ardhshëm në Superiore

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:24
AF Elbasani

AF Elbasani dhe Bylisi janë edhe zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat, që kanë dominuar gjatë këtij sezoni në Kategorinë e Parë, kryesojnë renditjen me 69 dhe 66 pikë respektivisht, teksa ndjekësi më i afërt, Flamurtari, ka 12 pikë më pak se vendi i dytë.

Skuadra vlonjate edhe nëse i fiton të katërta ndeshjet e mbetura nuk mund të grumbullojë aq pikë sa kanë dy kryesuesit.

Nëse Bylisi e siguroi ngjitjen në elitë pas suksesit me 3-2 me Korabin, AF Elbasanit i mjaftoi goli i Hoxhajt përballë Apolonisë për të marrë tri pikët e radhës.

Vendi i tretë i Kategorisë së Parë (do të luajë play off-in e Superiores me vendin e tetë të elitës) do të zhvillohet faza play off mes katër skuadrave që renditen menjëherë poshtë dy skuadrave të para (aktualisht janë Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat