Babai i Haaland i kundërpërgjigjet Keanes

Futboll

Babai i Haaland i kundërpërgjigjet Keanes

Më: 14 prill 2024 Në ora: 13:44
Babai i Erling Haaland

Babai i Erling Haaland ka akuzuar Roy Keane se ka një “axhendë” kundër yllit të Manchester City pas e cilësoi atë “lojtar të kategorisë së dytë”.

Legjenda e Manchester United kritikoi shpejt paraqitjen e Haaland në barazimin pa gola kundër Arsenalit muajin e kaluar, duke thënë se loja e tij ishte “shumë e dobët” dhe nganjëherë dukej si një “lojtar i kategorisë së dytë”, ndërsa pranoi se 23-vjeçari ishte më i miri në botë para portës.

Haaland shtoi numrin e golave gjatë fitores 5-1 të Citizens ndaj Luton Town të shtunën me një penallti të ekzekutuar mirë dhe tani babai i norvegjezesit, Alfe-Inge Haaland, i është kundërpërgjigjur Keane, ndërsa theksoi se ish-lojtari i Borussia Dortmund është golashënuesi më i mirë i Premier League me 20 gola.

Ai i tha për Viaplay football: “Kemi historikun e Keane dhe ekspertëve të tjerë, të cilët mund të kenë një axhendë paksa të ndryshme. Ata ndoshta mendojnë se është në rregull të dalin me këtë kritikë. Por ekipi fiton, dhe Erling është ende golashënuesi më i mirë, kështu që nuk mund të ketë qenë aq keq”.

Totali i tij prej 31 realizimesh në të gjitha ndeshjet këtë sezon është ende mbresëlënës, por duket se ai nuk është në nivelin që ishte në 2022/23 kur City fitoi Triplete-n.

Haaland do të ketë një tjetër shans për të rritur numrin e golave kur City të presë Real Madridin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League me Real Madridin në Etihad të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat