Interi “ngec” ndaj Cagliarit

Futboll

Interi “ngec” ndaj Cagliarit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 22:50
Cagliari

Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2:2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës së ardhshme me Milanin për të festuar titullin kampion.

Dy herë kaloi në epërsi Interi, por po kaq herë barazuan ishullorët, që morën një pikë me shumë vlerë në këtë transfertë për objektivin mbijetesë. Për vendësit shënuan Thuram dhe Calhanoglu, ndërsa nga ana tjetër realizuan Shomurodov dhe Viola.

Nuk zgjat shumë baraspesha në rezultat në ndeshjen Inter – Cagliari, në “San Siro”. Pa u mbushur 12 minuta lojë, Thuram shtyn topin drejt rrjetës pas asistit të dhënë nga Sanchez, 1-0.

Befasi ne “San Siro” në minutën e 65-të. Si rrjedhojë e shpërqendrimit të mbrojtjes vendëse, shënon Shomurodov, 1-1

Interi rimerr shpejt epërsinë me golin e Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë.

Tjetër gol në “San Siro”, shënon Viola, pas asistit të pavullnetshëm të Lapadulës, 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat