Jeton Gashi me akuza të rënda, i menjëhershëm është reagimi i Liridon Lecit:

Futboll

Jeton Gashi me akuza të rënda, i menjëhershëm është reagimi i Liridon Lecit:

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:33
Gashi e Leci

Jeton Gashi ka thënë se Flamurtari e ka lutur që t’ia lëshojë ndeshjen, por nuk kanë pranuar.

Presidenti i Ulpianës pas përjashtimit nga Liga e Parë ka përmendur edhe 2 Korrikun dhe Kikën e Hogoshtit në një intervistë për Duelin Sportiv.

“Flamurtari më ka rënë në dy gjunjë, më kanë lutur, a po ma lëshon lojën. Kurse, Baholli vitin e kaluar më ka thënë sa pare po i donë, po nuk ia kom lëshu lojën.

E ai i Kikës, e ka ditur para gjashtë muajve se si do t’i kryhet loja me një skuadër”, tha Jeton Gashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Liridon Lecit, duke thënë se Jeton Gashit duhet t’i vijë turp për deklaratat e bëra.

“Tash e 12 vite përballem me akuza, nuk e kam probleme unë, jam mësuar me këto gjëra.

Por, i përmend disa emra që rrinë, pinë ton ditën me ata. Është turp, është marre. E kuptoj shumë mirë frustrimin e tij dhe jam shumë i qetë në këtë drejtim”, deklaroi Leci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat