Alonso: Jam krenar që jam pjesë e historisë së Leverkusenit

Futboll

Alonso: Jam krenar që jam pjesë e historisë së Leverkusenit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 09:50
Xabi Alonso.

Pas 120 vitesh, Bayer Leverkusen shkruan historinë.

Leverkuseni fiton për herë të parë në historinë e klubit të tyre titullin e kampionit në Bundesligën gjermane.

Padyshim njeriu më meritor në këtë rrugëtim të skuadrës gjermane është trajneri spanjoll, Xabi Alonso.

Strategu spanjoll thotë se është krenar që tashmë është pjesë e historisë së Leverkusenit. Ai thekson se ky trofe shkon edhe për paraardhësit e tij.

“Ky titull u përket edhe paraardhësve të mi: Christoph Daum, Klaus Toppmöller, Roger Schmidt dhe shumë të tjerë. Jam shumë krenar që jam pjesë e historisë së Leverkusenit”, ka thënë Alonso.

“Ky është një moment shumë i veçantë për klubin. Fitimi i Bundesligës për herë të parë pas 120 vitesh histori është diçka shumë e veçantë. Lojtarët janë të nivelit më të lartë. Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat