Tchouameni: I pari është City

Futboll

Tchouameni: I pari është City

Më: 16 prill 2024 Në ora: 11:24
Aurelien Tchouameni

Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni ka folur për kanalet zyrtare të klubit në lidhje me ndeshjet e radhës të skuadrës së tij.

Për të ndeshje e rëndësishme nuk është vetëm ajo ndaj Manchester City-t në Champions League, por edhe ndaj Barcelona-s në kampionat.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Manchester City-t të mërkurën. Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund çdo lojtar do të tregojë cilësitë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë tre pikët.

Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit, megjithatë tani kemi ndeshje kundër Manchester City, pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelonës në kampionat, por të gjitha janë të rëndësishme”-deklaroi Tchouameni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat