Realit nuk ia ka frikën

Futboll

Realit nuk ia ka frikën

Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:47
Guardiola

Manchester City pret në “Etihad Stadium”, Realin e Madridit për ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Champions League. Sfida e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultatin 3-3, teksa edhe këtë herë pritet një ndeshje spektakolare.

Në konferencën për shtyp, trajneri i “The Citizens”, Pep Guardiola, paralajmëroi kolegun e tij, Carlo Ancelotti se skuadra e tij është mjaft e uritur për të triumfuar.

“Skuadra ka nevojë të ndjejë presionin e një ndeshjeje me Realin.

Nëse mendojmë për triumfin e sezonit të kaluar, atëherë nuk do të kemi atë ambicien që duhet për të tilla përballje. Dua një skuadër të “uritur”, dhe t’i përçojmë energjinë e duhur tifozëve.

Duhet të jemi të përgatitur për ndeshje të nivelit të lartë dhe ku do të duhet të vuajmë pasi nuk mund të dominojmë për 90-minuta.

Asnjë ndeshje nuk është e njëjtë, kemi një ëndërr dhe duam ta realizojmë.

Patjetër që për mua është një ndeshje speciale sepse jam edhe katalanas, nuk e kam frikë Realin. Por, e respektoj shumë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat