Messi befason kampionin e UFC-së

Futboll

Messi befason kampionin e UFC-së

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:09
Messi - djathtas

Mbajtësi i titullit të UFC-së, Ilia Topuria, pranon se ka mbetur “i befasuar” për mirë nga personaliteti i Lionel Messit gjatë një takimi me ikonën e Inter Miami.

Kampioni i peshës pupël, Topuria, së fundmi bëri një vizitë në Florida për të parë në aksion fituesin e tetë herë të Topit të Artë, Messi. Ai ishte në mesin e atyre që ishin të pranishëm në Chase Stadium për një sfidë të MLS mes Inter Miami dhe Colorado Rapids.

Topuria pati mundësinë të takohet me Messin në Shtetet e Bashkuara, duke marrë një fanellë të çmuar nr.10.

Ai ka thënë për UFC Espanol pse ai takim ishte gjithçka që ai shpresonte dhe më shumë:

“Unë e kam admiruar gjithmonë që kur kam qenë i ri. Messi ka qenë një nga njerëzit që më ka frymëzuar shumë.

Përulësia që transmeton dhe sa legjendar është, e bën edhe më të madh. Personaliteti i tij më ka befasuar edhe më shumë personalisht. Ishte një burim krenarie për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat