Ancelotti: Gjëja e vetme që mund të ma prish gjumin sonte është vetëm nëse ha më shumë seç duhet

Futboll

Ancelotti: Gjëja e vetme që mund të ma prish gjumin sonte është vetëm nëse ha më shumë seç duhet

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:22
Carlo Ancelotti

Real Madrid do të luaj si vizitorë kundër Manchester Cityt në “Etihad Stadium” të mërkurën në mbrëmje, me objektivin për të prerë biletën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Para takimit, trajneri i spanjollëve Carlo Ancelotti doli një konferencë për mediat ku si gjithmonë u tregua shumë i ftohtë përpara “luftës”, madje duke bërë edhe ironi me gazetaret, dhe treguar në një farë mënyrë që nuk ndjenë aspak presion:

“Ne duhet të harrojmë se çfarë ndodhi javën e kaluar dhe të besojmë në atë se çfarë do të bëjmë nesër.

Takimi i kaluar ishte i barabartë, tani gjithçka mund të ndodh. Ne besojmë se kemi kualitetin e duhur për t’i hapur Sitit probleme. Gjëja e vetme që mund të ma prish gjumin sonte është vetëm nëse ha më shumë seç duhet.

Nëse po flasim për individë, Haland është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ka Siti. Ai nuk u shfaq shumë në ndeshjen e parë, por ai mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të botës tani për tani. Ai është gjithmonë i rrezikshëm.

Bellingam është shumë i mirë, një lojtar modern me një fizik të fortë. Ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit në të ardhmen. Ndonjëherë ne e harrojmë që ai është vetëm 20 vjeç, është një lojtar fantastik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat