Moratti: Interi ia dhuroi titullin e fundit Milanit

Futboll

Moratti: Interi ia dhuroi titullin e fundit Milanit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:24
Massimo Moratti

Edhe Massimo Moratti, si ish-president dhe super tifoz i Interit, po përgatitet për titullin e 20-të zikaltër, atë të yllit të dytë: “A do të mbërrijë në derbi? Rëndësi ka të vijë, nuk do ta shqetësohesha se kundër kujt, qoftë edhe Milani”.

Presidenti historik zikaltër e thotë me plot gojën diçka: “Në sezonin 2021-2022, titulli i kuqezinjve ishte një dhuratë për ta nga Interi. Jam i bindur për këtë”. Moratti vazhdon: “Interi aktual meriton notën 10, është shumë i këndshëm për t’u parë. Loja e mirë është karakteristika kryesore e tij, ndonjëherë më kujton Interin e Helenio Herrera”.

Moratti, i cili fitoi 16 trofe me Interin, komplimenton edhe Steven Zhang: “Qoftë edhe si tifoz do të ishte absurde ta kritikoja. Ai pati rezultate të shkëlqyera, edhe në nivel ndërkombëtar e mbajti ekipin me prestigj të lartë. E ardhmja e tij? Nuk kam informacion”.

Moratti, i intervistuar nga “Corriere della Sera”, flet edhe për protagonistët e Interit: “Unë veçoj tre: Barella, Dimarco dhe Lautaro. I pari sepse ka pasur një rritje fantastike në kontrollin e lojës dhe kohës, i dyti përfaqëson ndjenjën e përkatësisë dhe vullnetit, i treti është plot klas, me sensin e golit. Lautaro ndoshta mund të krahasohet me Militon”.

Dhe pastaj vjen “dirigjenti”: “Inzaghi ka një cilësi të rëndësishme, nuk është kurrë i kënaqur. Ai është i përpiktë në kërkimin e zgjidhjeve më të mira për ekipin. Simone më befasoi me mënyrën sesi e rriti grupin dhe i dha motivimet e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat