Francezi qesh me eliminimin e katalanasve

Futboll

Francezi qesh me eliminimin e katalanasve

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:13
Osman Dembele

Barcelona ndërpreu sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit janë eliminuar nga PSG-ja në fazën çerekfinale të kompeticionit më të lakmuar për klube.

Një eliminim që duket se i ka shijuar një ish-lojtari blaugrana, Osman Dembelesë.

Francezi i shënoi dy herë Barçës. Fillimisht në ndeshjen e parë në Paris dhe sërish mbrëmjen e sotme, duke i hapur udhë goleadës së PSG-së.

Kur po kronometrohej minuta e parë shtesë, kamerat kanë fiksuar fytyrën e lumtur të Dembelesë në pankinë, që ishte duke qeshur me turpërimin 1-4 të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat