Interi bëhet gati për festën e titullit

Futboll

Interi bëhet gati për festën e titullit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:35
Tifozët e Interit

Tifozët e Interit kanë nisur që të përgatiten për “yllin” e dytë në fanellë ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe shoqëria zikaltër.

Ndeshja e radhës është derbi i Madoninës ndërkohë që drejtuesit e klubit e dinë fare mirë se në atë takim edhe në rast se vjen titullin i 20-të askush nuk mund të festojë pasi është Milani pritës dhe tifozë ziklatër do të ketë shumë pak.

Për këtë motiv do të jetë e marta (23 prill) dita e festës së madhe ku një autobus i hapur do të dërgojë lojtarët nga “San Siro” në Duomo.  

Ceremonia zyrtare mësohet se do të mbahet më 19 maj në javën e parafundit, e cila përkon me takimin e fundit të Interit në “San Siro” këtë sezon.

Në fund të ndeshjes mes Interit dhe Lacios drejtuesit e Interit kanë programuar që pas ceremonisë së medaljeve do të mbahet edhe një koncert me artistë si Ligabue, Andrea Boçeli, Maks Pecali dhe Tananai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat