Bayern - Arsenali, formacionet zyrtare

Futboll

Bayern - Arsenali, formacionet zyrtare

Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:59
Formacionet

Sonte do të shohim përballjen e Bayern Munihut kundër Arsenalit, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. 

Bavarëzët do të përpiqet të mbajë gjallë mbrëmjen e sotme shpresën për të mbyllur ciklin 2023-2024 me trofe, aty ku Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku mund të marrin një të tillë. Tomas Tuhel kërkon ta mbyllë me lavdi aventurën te gjermanët në pankinë, por që fillimisht duhet të eliminojë Arsenalin e Mikel Artetës.

Arsenali i ka hum bur tre vizitat e fundit në Mynih, ndërsa dy të fundit përfunduan me rezultatet e thella 5-1, në nëtor të vitit 2015 dhe shkurtin e vitit 2017. Dhe “topçinjtë” nuk vijnë sot ndaj Bajernit me moralin më të lartë, pas humbjes shokuese me Aston Vilën 0- 2 në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes në “Emirates”, e cila i la ata në vendin e dytë në gjashtë javët e fundit të Premier Ligës, pasi u parakaluan nga rivalët e Mançester Sitit.

FORMACIONET ZYRTARE:

BAJERN MYNIH 4-2-3-1: Nojer; Mazraui, De Ligt, Dajer, Kimish; Gorecka, Laimer; Musiala, Guerreiro, Sane; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel

ARSENAL 4-3-3: Raja; Tomijasu, Gabriel, Saliba, Uajt; Rajs, Zhorzhinjo, Odegard; Martineli, Haverc, Saka | Trajner: Mikel Artet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat