Tuchel: E jashtëzakonshme të arrish në mesin e katër më të mirëve

Futboll

Tuchel: E jashtëzakonshme të arrish në mesin e katër më të mirëve

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:18
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ndihet mjaft i lumtur me kualifikimin e Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez e eliminoi në çerekfinale Arsenalin pasi e mposhti në shtëpi me rezultat 1:0 mbrëmë, ndërsa ndeshja e parë e zhvilluar në “Emirates Stadium” kishte përfunduar baras, 2:2.

“Është e jashtëzakonshme çdo herë që arrin në mesin e katër më të mirëve të Evropës. Ishte një kundërshtar i vështirë, por e merituam kualifikimin. Komplimente të mëdha skuadrës.

Mazraoui e Guerriero janë të shkëlqyeshëm në nivelin teknik, kishin nevojë për këtë mirëkuptim dhe lidhshmëri në krahun e majtë, për faktin se ‘zinxhiri’ i djathtë i Arsenalit është vërtet i fortë”, deklaroi trajneri gjerman.

“Po e japim maksimumin dhe duam të japim gjithçka deri në fund. Jam i kënaqur me këtë arritje të madhe, ishim mjaft të mirë”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat.

Në gjysmëfinale të Championsit, Bayerni do të luajë me Real Madridin, i cili në çerekfinalen tjetër e eliminoi Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat