Fagu: Me fitoren ndaj Erzenit kapim “Final – Four”

Futboll

Fagu: Me fitoren ndaj Erzenit kapim “Final – Four”

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:51
Fagu

Tirana do të udhëtojë në “Elbasan Arena” për të sfiduar Erzenin në kuadër të javës së 32-të të Superiores, sfidë që do të startojë në orën 15:00 ditën e nesërme. Një duel mjaft delikat për të dyja skuadrat, me bardheblutë që kërkojnë 3 pikët për “Final – Fiur’.

Kryeqytetasve nuk iu lejohen më hapa fals, pasi në të kundër mund t’i japin “lamturmirën” Final Four. Erbim Fagu analizon këtë përballje, ku thekson se skuadra është në gjendje optimale, pasi kthehet Liridon Latifi.  Ndër të tjera ka prekur edhe derbin me Partizanin që do të luhet pas 10 ditësh.

“Na vjen mirë që u rikthyem tek fitorja pasi edhe ana psikologjike që ne kemi vuajtur ka ndryshuar pak. Luajmë përballë Erzenit, mund të them që është një nga ndeshjet më të rëndëishme të kampionatit për ne këto momente se 3 pikë do na mbajnë në garë për “Final Four”. Gjendja është optimale, kemi rikthimin e Latifit dhe dje ka nisur stërvitjen e reduktuar me grupin, pjesa tjetër është çdo gjë ok, nuk kemi probleme.

Derbi me Partizanin- Nuk është se ka rëndësi fusha për ne, mjafton të luajmë dhe jemi të fokusuar për tre pikët, nuk është pjesë që më përket mua se ku do të luhet.

Unë shpresoj që po se nuk ka më kohë për hap fals e kemi përgatitur ndeshjen për të marrë maksimumin dhe të marrim fitoren e dytë radhazi për një kohë të gjatë. Mbase nesër do të jetë fitorja e parë me Erzenin, shpresoj shumë. Unë kam besuar gjithmonë por duke qenë se ka shumë pak ndeshje, por fitorja e radhës të jep një avantazh më shumë për të qenë në “Final 4”, një fitore me Erzenin është 50% e punës për të kapur atë.

Padyshim që po, por për ne është e rëndësishme ndeshja me Erzenin se vendosim një këmbë në “Final 4”. Në këto moment na interesojnë vetëm 3 pikët, të vuajtura apo jo. Skemi kohë për të luajtur bukur dhe të krijojmë dominancë.

Reagimi i tifozëve të Tiranës ndaj ekipit pas ndeshjes me Kukësin- E kam ndjekur mbrapa dhe tifozët e Tiranës janë gjithmonë kërkues, nuk është se kemi marrë rezultate të mira dhe shpresojmë tju kthejmë besimin edhe gëzimin tifozëve tanë, kaq mund të them për këtë pjesë”, përfundoi Fagu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat