Synohet ylli i Aston Villës

Futboll

Synohet ylli i Aston Villës

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:31
Luiz

Arsenali mbetet i interesuar për “yllin” e Aston Villës, Douglas Luiz, para nisjes së merkatos verore.

“The Villains” kanë refuzuar shumë oferta për brazilianin në merkatot e fundit nga “Topçinjtë” e Londrës, por kryeqytetasit do të tentojnë edhe një herë të firmosin me 25-vjeçarin, pas insistimit të Mikel Artetës për ta pasur në organikën e tij.

Përveç Arsenalit, në garë për Luiz është edhe Barcelona. Brazilianit të Aston Villa i skadon kontrata në vitin 2026.

26-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Unai Emery këtë sezon, pasi ka luajtur 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 10 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat