Roma “shpërthen” kundër Ligës

Futboll

Roma “shpërthen” kundër Ligës

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:39
Roma

Fatkeqësi të pajustifikuar e ka cilësuar klubi i Romës vendimin e Ligës italiane për të luajtur ndeshjen e ndërprerë ndaj Udineses në datën 25 prill (20:00).

Dueli në Friuli u ndërpre në minutën e 73’ (rezultati 1-1) si pasojë e shqetësimeve që ndjeu në zemër Evan Ndicka.

Për fat të mirë mbrojtësi i verdhekuqve e ka marrë veten, ndërkohë që është vendosur që minutat e mbetura të plotësohen të enjten e ardhshme.

Vendim që ka zemëruar klubin kryeqytetas, që kërkonte që kjo përballje të zhvillohej në muajin maj.

“Me katër gjysmëfinalet europiane radhazi, klubi ynë ka kontribuar në përmirësimin e renditjes së Serie A në UEFA, rrjedhimisht edhe në shtimin e skuadrës së pestë italiane në Champions.

Pavarësisht kësaj, presidenti i Ligës Lorenzo Casini miratoi një vendim të padrejtë, që do të na detyrojë të përballemi të disavantazhuar me Bayer Leverkusenin.

Ky përfaqëson një hap të qartë pas për të gjithë sistemin e futbollit italian. Skuadra, lojtarët dhe stafi i Romës rikonfirmojmë angazhimin e tyre për të kundërshtuar këtë fatkeqësi të pajustifikuar.

Dhe për të realizuar objektivat tona me ndihmën e tifozëve të jashtëzakonshëm. Forca Roma”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Skuadra e De Rossit përballet me Napolin në fundjavë (28 prill) pas duelit ndaj Udineses. Dhe më pas përballë Leverkusenit (2 maj) në “Olimpico”, sfida e parë gjysmëfinale e Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat