Albertini ndez derbin: Nuk mund të ndodhë një gjë e tillë

Futboll

Albertini ndez derbin: Nuk mund të ndodhë një gjë e tillë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:14
Albertini

Revolucion në horizont për Milanin.

Kuqezinjtë, pas eliminimit nga Europa League, po punojnë për të ardhmen. Për këtë ka folur edhe ish-mesfushori i milanezëve Demetrio Albertini, i cili ka dhënë mendimin e tij për situatën e ish-skuadrës së tij për “Gazzetta dello Sport”.

Hipoteza Lopeteguit: “Ai është një trajner me përvojë, që ka fituar një turne në nivelin ndërkombëtar dhe që mishëron parimet e filozofisë spanjolle.

“Domethënë lojë sulmuese, vlerësim i talentit dhe ndjekja e rezultateve përmes argëtimit. Më duket se projekti i Milanit po shkon në këtë drejtim”.

Ndër alternativat, të gjitha të huaja, ish-mesfushori përmend një italian: “Nuk shoh asnjë emër italian, më vjen keq. Po mendoj, për shembull, për De Zerbin: Do të isha shumë i lumtur ta shihja në stolin e Milanit, ai ka atë që duhet për të bërë një punë të shkëlqyer”.

Demetrio Albertini gjithashtu ka folur për merkaton dhe derbin, duke i thënë po shitjes së një ylli (një prej Leaos, Theo Hernandez dhe Maignan).

“Do të shisja një prej yjeve. Ajo që bëri Milani me Tonalin është një lëvizje korrekte, veçanërisht për një klub që dëshiron të forcohet duke mbajtur llogaritë në rregull”.

Dhe për të zgjedhur se cili duhet shitur, Albertini ka treguar rrugën që duhet ndjekur: “Do të flisja me lojtarët për të kuptuar se kush dëshiron vërtet të qëndrojë, kush dëshiron të përqafojë projektin e ri. Atëherë do të peshoja ndikimin e të treve në dhomat e zhveshjes”.

Mesazh i qartë për derbin: “Duhet fituar, do të ishte e papranueshme të shihje Interin të festonte titullin nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat