Messi vazhdon shkëlqimin në MLS

Futboll

Messi vazhdon shkëlqimin në MLS

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:20
Messi

Asi argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në MLS.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, ka shënuar dygolësh në fitoren e Inter Miamit ndaj Nashville (3-1).

Messi tani numëron shtatë gola këtë sezon të garave. Argjentinasi tani ka regjistruar një statistikë mjaft impresive pasi ka shënuar një gol ose ka bërë një asistim në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë që ka luajtur.

Gol në fitoren e Inter Miamit kundër Nashville ka shënuar edhe Sergio Busquets.

Ndeshja e radhës për Messin dhe Inter Miamin do të jetë të shtunën e ardhshme, ku do të luajnë si mysafir i New England.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat