Dramë në Bezirksliga, Kosova kryeson por e ndjek në hap TSV Eller 04 

Futboll

Dramë në Bezirksliga, Kosova kryeson por e ndjek në hap TSV Eller 04 

Nga: K.G. Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:40
FC Kosova Dusseldorfi

FC Kosova Dusseldorfi ka shënuar shumë të vështirë por të ëmbël dhe ruajnë kreun e tabelës në Bezirksliga. 

Skuadra kuqezi ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Lohausener SV, në takimin e javës së 28-të.

Dramë në Bezirksliga sa i përket luftës për vend të parë, Kosova kryeson por e ndjek në hap TSV Eller 04. 

Kosova ka 71 pikë sa ka edhe TSV Eller 04 në pozitën e dytë.

“Ndeshja kundër Lohausener SV përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të ekipit tonë me një supergol nga goditja e lirë prej Ferdi Acar në minutën e 17’ dhe Max Stellmach u përkujdes për rezultatin përfundimtar 2:1 në minutën e 41-të.

Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe shihemi të dielën tjetër ku jemi mysafir të Viktoria Buchholz”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

Renditja – pesë ekipet e para

1. FC Kosova 28    22 5 1 88:26 71
2. TSV Eller 04 28 23 2 3 93:43 71
3. DJK Gnadental 28 21 3 4 114:40 66
4. SG Benrath-Hassels 28    20 3    5 77:37 63
5. DJK Sparta Bilk 28    15 5 8 102:43 50

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat