​Skuadra gjermane nis sulmin për Rrahmanin

Futboll

​Skuadra gjermane nis sulmin për Rrahmanin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:53
​Skuadra gjermane nis sulmin për Rrahmanin

Sipas portalit gjerman “Liga Insider”, Ëerder Bremen ka vënë syrin te sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani .Rrahmani po kalon një sezon historik te “Giulesti”, pasi ka luajtur 20 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe katër asistime vendimtare.

Çmimi i reprezentuesi kosovar është afërsisht 2 deri në 3 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.

“SV Ëerder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani. Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman.

Skautët e Bremenit thuhet se monitoruan lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të marrë një pamje më të qartë të tij. Megjithatë, sipas raportit, bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar.

Bremeni do të përballet me konkurrencën nga Republika Çeke: SK Slavia Prague gjithashtu duket se është e interesuar për nënshkrimin e tij dhe madje ka dorëzuar një ofertë zyrtare, e cila u refuzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat