Njihuni me dy futsallistët e talentuar, kampionët më të rinj të Futsal Forca

Futboll

Njihuni me dy futsallistët e talentuar, kampionët më të rinj të Futsal Forca

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:46
Leart Demiri dhe Haqif Isaku

FC Forca nga Kumanova gjatë këtij sezoni ka shkruar historinë në futsall me dy suksese të mëdha: kanë fituar kupën dhe Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Sezonin e ardhshëm klubi shqiptar do të luajë në parakualifikimet e Ligës së kampionëe në futsal, duke shpresuar që në shortin e tërheqjes t’iu bien kundërshtarë më të përshtatshëm.

Pjesë e historisë së Futsal Club Forca janë edhe dy futsallistët e rinjë dhe të talentuar: Leart Demiri dhe portieri Haqif Isaku.

Demiri është i vitlindjes (9 nëntor 2006) kurse Isaku është i vitlindjes (13 janar 2007). Dmth të dy që prej moshës 17 vjecare janë kampion dhe fitues të kupës me Forcën, një arritje e madhe.

“Të bëhesh kampion me ekipin e vendlindjes është ndjenjë shumë e veçantë, por të bëhesh kampion i dyfishtë i Ligës dhe I Kupës në moshë 17 vjeçare është ndjenjë e papërshkrueshme. Në të ardhmen gjithashtu presim ftesën e reprezentacionit. Falënderojmë bashkëlojtarët tanë më të vjetër dhe më me përvojë, si dhe stafint teknik në krye me trajnerin Gazmend Hiseini, e kryesinë e klubit për mbështetjen”, pohuan pwr Open-TV dy futsallistët e talentuar Demiri dhe Isaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat