Giuntoli lë pezull Allegrin

Futboll

Giuntoli lë pezull Allegrin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 10:59
Giuntoli

E ardhmja e Massimiliano Allegrit në stolin e Juves është gjithnjë e më shumë në dyshim, ndonëse tekniku nga Livorno ka ende edhe një vit kontratë me bardhezinjtë.

Drejtori sportiv i torinezëve, Cristiano Giuntoli ka lënë sërish pezull të ardhmen e trajnerit, duke shtyrë diskutimin për në fund të sezonit, teksa gjasat janë që maji të jetë muaji i fundit i Allegrit në stolin e Juventusit.

“Për të ardhmen e trajnerit do të flasim në kohën e duhur. Në përfundim të sezonit do të ulemi të gjithë bashkë për të folur për projektin, objektivat, merkaton dhe natyrisht për të vendosur edhe për trajnerin. Është një vendim  që do të merret vetëm pas përfundimit të sezonit”, theksoi Giuntoli.

Drejtori sportiv i bardhezinjve pranoi edhe njëherë se merkatoja në hyrje do të jetë e lidhur me shitjet, teksa theksoi se në klub besojnë shumë te turku Yildiz.

“Besojmë shumë te Yildiz, por nuk duam ta vendosim nën presion. Do të vijë edhe koha e tij. Juventusi prej kohësh ka kthyer fokusin te të rinjtë dhe unë po para këtë projekt. Duhet t’u japim kohë atyre, pasi shumë shpejt do të tregojnë veten në fushë”, tha Giuntoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat