Kane pa konkurrencë, Mbappe në vendin e dytë

Futboll

Kane pa konkurrencë, Mbappe në vendin e dytë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga një ndeshje

Harry Kane tashmë duket se është i paarritshëm dhe pritet ta fitojë “Këpucën e Artë”. 

Sulmuesi anglez me 33 gola të realizuar deri tash në Bundesligë, e ka një distancë të madhe ndaj Kilian Mbappe, i cili e kaloi Serhou Guirasy pas dygolëshit të shënuar ndaj Lorientit.

Lautaro Martinez, i cili nuk arriti të shënonte as në derbin me Milanin, ka mbetur jashtë podiumit, ndërsa sulmuesi i Interit, i cili nuk e ka gjetur golin në shtatë ndeshjet e fundit, prej së cilave është inkuadruar në lojë pesë herë, ndaj ndan vendin e katërt me Luis Opendan e Lajpcigut.

Klubet e mëdha angleze dhe ato spanjolle kanë mbetur prapa me përfaqësuesit e tyre në këtë aspekt. Erling Haaland, i cili ishte dominues absolut në sezonin e kaluar, është i gjashti së bashku me Koll Pallmerin e Chelseas, derisa  Jude Bellingham është vetëm i 16-ti, prapa Victor Gojkeres të Sportingut, njërit prej lojtarëve më të kërkuar së fundmi në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat