Dalin në shitje biletat për sfidën Tirana – Partizani

Futboll

Dalin në shitje biletat për sfidën Tirana – Partizani

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:55
Çmimi i biletave

Dalin në shitje biletat për sfidën Tirana – Partizani!

Derbi do të paralizojë kryeqytetin ditën e dielë. Në “Air Albania” do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila do të startojë në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

Emocionet e kësaj sfide kanë nisur të ndjehen prej ditësh, teksa kryeqyteti do “gumëzhijë” nga tifozët, të cilët do të vrapojnë nëpër pikat e shitjes së biletave për të siguruar të tyren dhe për të parë nga shkallët e stadiumit derbin e 4-të të këtij sezoni.

Jemi 4 ditë para kësaj supersfide dhe kanë dalë në shitje biletat. Çmimet e tyre varionë nga 5000 deri në 500 lekë. Biletat mund të blihen online ose në pikat e shitjes te “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat