Skuka 1 gol larg rekordit

Futboll

Skuka 1 gol larg rekordit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:56
Skuka - djathtas

Emocionet e derbit kanë kapluar kryeqytetin dhe tashmë vetëm 3 ditë na ndajnë nga ndeshja më e rivalizuar e futbollit shqiptarë. Tirana do të presë Partizanin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores dhe të derbit të 4-të sezonal mes tyre.

Një takim që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00 dhe që do të marrë vëmendjen e të gjithëve. Një ndeshje ku spektakli dhe lufta sportive janë të garantuar, ndërsa në shkallët e stadiumit nuk do të mungojë “shoë” nga tifozët.

Por përveç kësaj në fushën e lojës do të jetë një ndeshje e gjjtha për t’u shijuar, teksa me shumë gjasa Xhuliano Skuka do të ketë minutat e tij. Sulmuesi dibran i ka ndëshkuar edhe më parë bardheblutë, teksa tashmë kërkon të shënojë një tjetër gol për të barazuar rekordin e mbajtur nga Xhevahir Sukaj.

Ky i fundit ka mundur të shënojë 4 gola në derbi ndaj Tiranës, ndërsa Skuka ka shënuar deri tani 3 të tillë. Ditën e dielë në “Air Albania” ish-lojtari i Korabit od të kertë mndësinë për të shënuar golin e 4-të personal ndaj bardhebluve për të ndihmuar kështu ekipin e Orges Shehit për të shkuar drejt fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat