Ish-sulmuesi gjerman: Kisha frikë nga Diego Simeone!

Futboll

Ish-sulmuesi gjerman: Kisha frikë nga Diego Simeone!

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:10
Mario Gomez

Mario Gomez, ish-sulmuesi gjerman që pjesën më të rëndësishme të karrierës e kaloi me fanellën e Bayern Munich, tregoi në një podcast të Bild, arsyen se përse zgjodhi Fiorentinën pasi u largua nga baverezët kur në fakt kishte oferta edhe nga Real Madridi. 38-vjeçari, u shpreh se aventura në Firence nisi mirë, por shpejt kuptoi se ata nuk ishin një klub i madh me “stof” kampioni.

“Kur vendosa të largohesha nga Bayern Munich, kisha disa oferta. Atletico Madrid më kërkonte, por kisha frikë nga mënyra e lojës së Diego Simeones. Interes pati edhe Real Madrid, ata preferonin një zëvendësues për Karim Benzema që në atë periudhë nuk po kalonte një moment të mirë.

Po ashtu interes kishte edhe Paris Saint-Germain, aty ishte Ancelotti trajner dhe unë kisha vlerësimin e tij. Por, e dija se ashtu si bëri Hoeness që pavarësisht kontributit te Bayern më përshëndeti vetëm duke më dhënë dorën, ashtu do të bënte edhe Florentino Perez. Nuk kisha më nerva, doja diçka ndryshe.

Fiorentina më bëri të kuptoj se kërkonin të rivalizonin me Juventusin, kishte shumë entuziazëm, kjo vinte edhe prej stadiumit të ri. Mendova se do të ishte diçka e bukur. Aventura në Firence nisi më së miri, me gol dhe fitore.

Por, pas një ndeshje që përfundoi në barazim 1-1, disa prej lojtarëve amerikano-latinë në dhomat e zhveshjes ndezën muzikën dhe nisën të kërcënin. Isha shumë i nevrikosur dhe aty mendova se në as nuk fituam dhe ata po kërcejnë.

E kuptova diferencën mes një klubi të madh dhe një tjetri që ishte thjesht sfidues. Kënaqeshin me shumë pak. Për këtë arsye iu them të gjithë lojtarëve të rinj, nëse bën pjesë në një prej tetë skuadrave më të mira të Europës, atëherë duhet të mos heqësh dorë e të kënaqesh, por të vazhdosh të punosh që të qëndrosh gjatë në ato nivele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat