Xavi tregon arsyen për qëndrimin në stolin e Barcelonës

Futboll

Xavi tregon arsyen për qëndrimin në stolin e Barcelonës

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:30
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez ka konfirmuar qëndrimin te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm, gjatë prezantimin në një konferencë shtypi.

Trajneri spanjoll deklaroi në fillim të këtij viti se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit 2023/24. Megjithatë, tashmë ka ndryshuar mendim dhe ka konfirmuar qëndrimin në “Camp Nou”, së paku edhe në sezonin e ardhshëm.

Është vet trajneri Xavi, i cili e ka konfirmuar këtë me anë të një konferencë për shyp, së bashku me presidentin Zhoan Laporta.

“Kam ndryshuar mendjen, sepse kam ndjerë vërtet besim të plotë nga presidenti, nga bordi dhe lojtarët gjithashtu. Ky projekt nuk ka përfunduar ende”, ka thënë fillimisht Çavi.

“Unë, stafi im, të gjithë së bashku ndjejmë se kemi forcë të bëjmë gjëra të rëndësishme së bashku dhe të vazhdojmë këtë projekt”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat