Guardiola me fjalë të mëdha për De Zerbin

Futboll

Guardiola me fjalë të mëdha për De Zerbin

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:35
De Zerbi e Guardiola

Manchester Cityn e pret sonte një test i komplikuar.

Kampionët do të sfidojë Brightonin e Roberto De Zerbit në transfertë.
Pep Guardiola ka një konsideratë të madhe për homologun italian. De Zerbi është një ndër trajnerët më të talentuar të brezit të ri.

44-vjeçari nga Brescia guxon dhe insiston që skuadrat e tij të sulmojnë dhe dominojnë kundërshtarët, ndërkohë që idhulli i tij është pikërisht Guardiola.

“Haaland nuk është gati për ndeshje.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por nuk mund të aktivizohet ndaj Brightonin.

Ndërkohë, Foden dhe Stones janë të gatshëm”, u shpreh Guardiola.

I cili më pas u ndal edhe te rivali i radhës në Premier League dhe De Zerbi.

“Një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, për shkak të stilit të lojës së Brightonit. Admirimi im për De Zerbin rritet sezon pas sezoni.

Ata kanë patur shumë probleme, u është dashur të shesin lojtarë të rëndësishëm, teksa të tjerë lojtarë janë dëmtuar.

Gjithsesi janë një skuadër me personalitet kur bëhet fjalë për të luajtur futboll. Është e jashtëzakonshme puna që ka bërë dhe vazhdon të bëjë De Zerbi te Brightoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat