Bento pranon kalimin tek Inter

Futboll

Bento pranon kalimin tek Inter

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:18
Bento Krespi

Bento Krespi është një objektiv konkret për portën e Interit. Sipas “Tuttosport”, pas Taremit dhe Zielinskit, klubi zikaltër ësthë gati të bëjë një lëvizje vendimtare drejt portierit brazilian të lindur në vitin 1999. Ideja është ta vendosin atë përkrah Sommer jo vetëm si zëvendës, por edhe si portierin e ardhshëm të skuadrës.

Lojtari, i cili gjithashtu ka një pasaportë italiane, është një profil intrigues, veçanërisht pas dy paraqitjeve të tij si titullar në miqësoret e Brazilit në mars kundër Anglisë dhe Spanjës.

Pavarësisht përparimeve të shumta të marra, Bento i ka thënë po Interit verën e kaluar, por klubi i Atletico Paranaense e bllokoi transferimin.

Tashmë Inter është rikthyer përsëri në sulm për portierin brazilian dhe drejtuesit e klubit zikaltër janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për kartonin e tij, duke pasur në favor dhe aprovimin e portierit për t’u zhvendosur në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat