Kroos befason për trajnerin e Realit

Futboll

Kroos befason për trajnerin e Realit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:59
Kroos e Ancelotti

Carlo Ancelotti është padyshim një nga trajnerët më të mirë dhe më të veçantë në histori. Shumë trofe të fituara dhe një “babaxhan”, i cili arrin gjithmonë të depërtojë në zemrat e futbollistëve me thjeshtësinë dhe batutat e tij të veçanta.

I vetmi teknik kampion në pesë ligat kryesore të kontinentit (Milan, Chelsea, PSG, Bayern, Real) dhe i vetmi që ka fituar 4 Champions (Milan 2x, Real 2x).

64-vjeçari emilian po dominon La Ligën këtë edicion me “Los Blancos”, ndërkohë që skuadra historike spanjolle do të sfidojë Bayern Munich në gjysmëfinalet e Championsit.

Toni Kroos, mesfushori legjendar i Realit, ka zbuluar disa prapaskena interesante në lidhje me stilin e motivimit të Ancelottit.

“Gjëja interesante është se Carlo përpara ndeshjes me Mallorcan na tha: ‘Nëse fitojmë, atëherë gjithçka do të jetë e përfunduar. Do të jemi kampionë të Spanjës’.

Ne ia dolëm të merrnim tri pikët. Pas ndeshjes ai u afrua tek unë dhe më tha: ‘Toni, të gënjeva. Të fitojmë edhe javën tjetër dhe mbaroi’.

Një gjë e tillë ndodhi edhe pasi fituam El Clasicon me Barcelonën. Ai në tha tri gjëra: ‘Së pari: urime. Së dyti: gjithçka do të ketë përfunduar pasi të kemi mposhtur edhe Sociedadin.

Dhe e treta: keni dy ditë pushim’”, theksoi 34-vjeçari gjerman duke buzëqeshur. Real Sociedad-Real Madrid, e programuar për sonte në mbrëmje (21:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat