​Zubimendi për interesimin nga Bayerni dhe Arsenali: Nuk më interesojnë këto spekulime

Futboll

​Zubimendi për interesimin nga Bayerni dhe Arsenali: Nuk më interesojnë këto spekulime

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:49
Martin Zubimendi

Ylli i Real Sociedadit, Martin Zubimendi i është adresuar spekulimeve të cilat sugjerojnë se Bayern Munichu dhe Arsenali kanë shprehur interesim në të.

Zubimendi po kalon një sezon tejet të mirë te Real Sociedadi, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura, ndër to edhe Barcelona.

Tani, Zubimendi ka thënë se nuk i interesojnë spekulimet dhe se është i lumtur te Real Sociedadi.

“Jam i lumtur te Real Sociedadi, është shtëpia ime. Nuk mund të them se unë do të jem këtu për të gjithë karrierën time, sepse ndoshta në të ardhmen Real Sociedadi nuk dëshiron që unë të vazhdojë këtu. Nuk më interesojnë këto spekulime”, tha Zubimendi për “Marcan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat