Musiala: Ku do të përshtatej Mbappe? Le të transferohet te Bayern

Futboll

Musiala: Ku do të përshtatej Mbappe? Le të transferohet te Bayern

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:57
Jamal Musiala

Jamal Musiala, mesfushori shumë i talentuar i Bayern Munich, u pyet për të ardhmen e Kylian Mbappe, yllit të PSG-së, i cili megjithatë do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit për t’iu bashkuar Real Madrid me shumë gjasa.

“Ku do të përshtatej më së miri? Ai mund të vijë te Bayern Munich. Do e këshilloja të vinte të kalonte disa kohë këtu në Munich, kështu që do të ishte më mirë ta kishim në ekip në vend që të luajmë kundër tij.

Mbappe është si Harry Kane, po kalojnë të dy një sezon të jashtëzakonshëm, e njëjta gjë vlen edhe për Bellingham.

Ka shumë lojtarë që po bëjnë gjëra të shkëlqyera dhe është e mrekullueshme të shohësh se sa konkurrues janë. Nuk mund të thuash se vetëm një lojtar është numri një në botë, ka disa”, ka thënë Musiala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat