Dy futbollistët u detyruan të braktisnin fushën

Futboll

Dy futbollistët u detyruan të braktisnin fushën

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:26
Egnatia

Edison Ndreca dhe Alessandro Ahmetaj u larguan nga fusha pa u mbushur gjysmë ore lojë në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës ndaj Vllaznisë, duke shqetësuar jo pak kampin rrogozhinas.

Dy futbollistët u detyruan të braktisnin fushën për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, tek Egnatia kanë marrë lajme pozitive, pasi gjendjet e Ndrecës dhe Ahmetajt nuk janë shqetësuese.

Anësori i majtë kurbinas, një nga protagonistët e Egnatias dhe ndër më të mirët e Superiores në rolin e tij, ka pësuar një zgjatje muskulore të gradës së parë. Çka do të thotë se do i duhet një periudhë 10 ditore pushim.

Gjatë këtij edicioni Ndreca ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 25 ndeshje. Fatmirësisht për të dhe Egnatian, 29-vjeçari do të jetë i gatshëm për teknikun Tetova pas dueleve me Vllazninë dhe Teutën.

Në anën tjetër, asgjë shqetësuese për Ahmetajn. 24-vjeçari pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit që në ndeshjen e së dielës ndaj Vllazninë. Pas kualifikimit në finalen e Kupës, Egnatia tenton fitoren përballë shkodranëve.

Tri pikët kundër kuqebluve sjellin zyrtarizimin e vendit të parë, me ekipin nga Rrogozhina që do të shkonte si kryesuese e kampionatit në duelet “Final 4”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat